Subscribe

Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli ka deklaruar se ne 22 korrik nuk do te ketë gare per kryetarin e partisë. Topalli ka dale para mediave per here te pare pas humbjes se Partisë Demokratike, duke akuzuar Bashen se kërkon t’i imponoje PD nje gare te re duke shkelur statutin e partisë.

 

Ne kërkojmë respektim dhe vendimmarrje te forumeve drejtuese, sipas statutit. Te gjitha këto jane kushte te panegociueshme te procesit. Pa to ne PD nuk ka dhe nuk mund te ketë gare. Sa me shpejt ta realizoje Basha ketë, aq me shpejt do vije ringritja.”

 

Topalli ia ka bere te qarte kryetarit Basha se ne rast se nuk reflekton per te garantuar nje proces zgjedhor te barabarte do te përballet me zemërimin e demokratëve.

 

I bej thirrje zotit Basha te ndërrese menjëherë paligjshmërinë dhe pengmarrjen e partisë, përpara se te përballet me zemërimin dhe revoltën e demokrateve. Te kuptoje sa me shpejt se demokratet do dine ta mbrojnë partine e tyre. Unë u bej thirrje te gjithë demokrateve te bëhemi bashke, te mbrojmë partine nga pengmarrja, te refuzojmë grabitësit.”

 

Sipas Topallit, Basha është përgjegjës per humbjen ne zgjedhje e tashme është përgjegjës per manipulimin e zgjedhjeve ne PD.

 

“Zoti Basha është katastrofa e PD-se. Fale strategjisë se gabuar dhe taktikave elektorale te ngritura mbi glorifikimin e personalitetit te tij te rreme ai rrezoi ne gjunjë Partine Demokratike dhe i dha ndihmën me te madhe zotit Rama, bashkudhëtarit dhe mikut te orëve te vona te kesaj vere, per fitoren e tij dërrmuese. Rama i kërkoj marrëveshje qe te behej timonier, Basha e desh aq shume sa e beri “kondotier”. Ringritja e PD-se dhe revanshi i saj politik fillon vetëm me largimin e zotit Basha. Demokratet e dine shume mire kete, prandaj zoti Basha kërkon me çdo kusht te manipuloje procesin duke shkelur brutalisht statutin e Partisë.”

 

Duke e cilësuar procesin zgjedhor anti-statutor dhe përpjekje per manipulimin, Topalli la te kuptohet se nuk do te garoje përballe Bashes per postin e kryetarit te PD. Edhe Astrit Patozi e beri te qarte se nuk hyn ne kete gare te parregullt; e duket se ne 22 korrik do te përballen vetëm Lulzim Basha dhe Eduard Selami.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *