Subscribe

Në daljen e saj për mediat për të dhëna informacionet ditore mbi ecurinë e Covid-19 në vendin tonë, Eugena Tomini nga ISHP e konsideroi situatën në vend serioze.

Java që lamë pas ka treguar një trend të rritur të rasteve të konfirmuara pozitive, rritje të shtrimeve në spital, pacientëve që kanë pasur nevojë për trajtim në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar. Fatkeqësisht kemi pasur edhe rritje të qytetarëve që kanë humbur jetën. Aktualisht kemi transmetim komunitar të përhapjes së virusit në disa bashki të vendit.Është një situatë serioze epidemiologjike e Covid 19 në të gjitha elementët e vlerësimit të saj. Kjo situatë kërkon reflektim nga ana e qytetarëve për të mos e ulur vigjilencën, duke respektuar masat e vendosura, dhe bizneset duke zbatuar protokollet e sigurisë.

Tomini shtoi se aktualisht në Shqiperi ka transmetim komunitar të përhapjes së koronavirusit.

Aktualisht kemi transmetim komunitar të përhapjes së virusit në disa bashki të vendit. Ministria e Shëndetësisë i kërkon qytetarëve të mos e ulin vigjilencën: Vendosni maskën, ruani distancën dhe higjienën, për të kufizuar përhapjen e COVID19

Këtë të hënë në Shqipëri patëm  117 raste të reja, 2 humbje jete dhe 68 të shëruar.

Në spital janë aktualisht 85 pacientë nga të cilët 10 janë në terapi intensive dhe disa të intubuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *