Shefja e Hetimit Epidemiologjik në ISHP, Eugena Tomini theksoi se javën tjetër do të përfundojë piku i rasteve me koronavirus dhe se po bëhet gjurmimi i thellë i të gjitha rasteve të konfirmuara.

 

Në një lidhje skype në studion e lajmeve në “Vizion Plus”, Tomini deklaroi se shtimi i të prekurve tregon në mënyrë indirekte mosrespektimin e distancës sociale dhe shkeljen e vetkarantinimit.

 

“Sipas parashikimeve, java në vijim besoj se do të mbyllë pikun. Ne jemi duke e monitoruara nga ana epidemiologjike dhe jemi duke bërë gjurmimin e thellë të të gjithë kontakteve të rasteve të konfirmuara. Pas evidentimit të një rasti, qoftë nëpërmjet 127 apo shërbimit të sëmundjeve infektive, si rast që ka shenja klinike dhe epidemiologjike, të cilat lidhen me kontakt me raste të dyshuar, menjeherë rasti izolohet dhe fillon hetimi i kontakteve për të gjitha kontaktet e ngushta familjare, dhe bën një listë të të gjithë kontaktit të brezit të dytë dhe brezit të tretë të rastit. Ka qenë edhe bashkëpunimi me pacientët që nuk janë në terapi intensive për të listuar të gjithë kontaktet e mundshme dhe shërbimet epidemiologjike i ndjekin ata hap pas hapi, në shtëpi e në vendet e vetkarantinimit për të marrë të dhëna në drejtim të anës klinike, të paraqitjes së ndonjë simptomatologjie dhe marrjes së tamponit nazofaringeal.”

 

Tomini ka bërë me dije se është duke u bërë gati edhe laboratori i mikrobiologjisë në QSUT, për të cilën tha se do të ketë kapacitete të plota, të njëjta me atë të virologjisë.

 

“Shtimi i rasteve, kryesisht në Tiranë e Shqkodër tregon indirekt një mosrespektim të mbajtjes së distancës dhe vetkarantinimit. Probabiliteti për të infektuar dhe shtuar zinxhirin e transmetimit është akoma më i lartë. Është duke u bërë gati laboratori i mikrobiologjisë në Qendrën Spitalorë Universitare Nënë Tereza që do të ketë kapacitete të plota paralelisht me laboratorin e virologjisë për të kryer teste sterologjike. Dua t’ju theksoj, i vetmi në nivel kombëtar është laboratori i virologjisë. Laboratoret private nga mbledhjet e Komitetit Teknik nuk janë lejuar sepse certifikimi për nja rast poztiv sërish do të kalojë në ISHP, në laboratorin e virologjisë. Ne jemi duke i testuar të gjitha rastet e dyshuara me COVID-19. Por, një testim masiv të popullatës, edhe shumë vende me kapacitete shumë më të fuqishme se ne, nuk kanë rezultuara rezultative, pavarësisht dëshirës së madhe për ta psur edhe ne mundësine për të testuar masivisht.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *