Subscribe

Gjykata e Tiranës shpalli të pafajshëm deputetin Tom Doshi, për dosjen e kallëzimit të rremë lidhur me atentatin e pretenduar ndaj tij. Dhoma penale dënoi me 1 vit burg ish-deputetin Mark Frroku, por ai përfitoi nga gjykimi i shkurtuar. Për shkak se periudhën 8 mujore ai e kishte shlyer në paraburgim, dënimi ndaj Frrokut u pezullua duke u konvertuar në shërbim prove. Të njëjtin vendim me 1 vit burg mori dhe ekzekutori i pretenduar Durim Bami, por edhe këtij të fundit iu shua dënimi pasi qëndroi për një kohë të gjatë në paraburgim. Nën mbyllje avokati i Mark Frrokut e cilësoi vendimin si të padrejtë pasi klienti i tij nuk kishte lidhje me ngjarjen.

 

Ndryshe mendon avokati i Tom Doshit për të cilin vendimi ishte i drejtë ndonëse gjyqi politik.

 

Tom Doshi, Mark Frroku e Durim Bami akuzoheshin për kallëzim të rremë për çështjen e atentatit të pretenduar ndaj Tom Doshit. Deputeti Doshi akuzoi në 2015-ën ish-kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta se kishte porositur një atentat për ta ekzekutuar përmes Durim Bamit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *