Ditë intensive kjo e sotmja për kryeministrin Edi Rama. Pas mbledhjes së Kryesisë së PS, ku në fokus të diskutimeve ishte fushata zgjedhore dhe zgjedhjet e 30 qershorit, kreu I qeverisë ka zhvilluar një takim edhe me drejtuesen e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Audry Glover.

 

Drejtuesja e misionit të OSBE ka mbërritur në selinë e PS në orën 11:00. Në takim është present edhe sekretari Përgjithshëm I PS, Taulant Ballad dhe mësohet se në fokus të diskutimit janë zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

 

Ndërkohë më herët në selinë e PS është parë dhe kandidati I Bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetri si dhe deputeti PSD, Tom Doshi.

 

Rama ndau këtë të hënë detyrat për të gjithë socialsitët lidhur me zgjedhjet duke u kërkuar që të raportojnë çdo incident të mundshëm që mund të regjistrohet në KZAZ.

 

Opozita nga ana tjetër ka bërë me dije se nuk do të lejojë që në 30 qershor të zhvillohen zgjedhje dhe se do të respektojë dekretin e Presidentit Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *