E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Tom Doshi kandidat? Ja qëndrimi i Partisë Socialiste

Thirrjet që Tom Doshi të mos lejohet të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit nuk munguan. Por Partia Socialiste nuk ka një koment për këtë.

 

Gjatë një interviste për “Quo Vadis” në “Vizion Plus”, deputeti socialist Ulsi Manja e ndali theksin te lista e PS kur u pyet për këtë çështje nga gazetarja Pranvera Borakaj.

 

Reklamë

“PS ka vetëm një qëndrim zyrtar në raport me listën e PS. E kemi ftuar KQZ që ditën e parë dhe kemi thënë që ne si PS kemi bërë filtrin e listave tona. E kemi ftuar KQZ që listën e PS ta shohë me lupën e ligjit, të dekriminalizimit. Për të tjerat, PS është në garë, është çdo ditë në fushatë elektorale. Në një demokraci funksionale, çdokush ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet përsa kohë është në kohë me ligjin.”

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë