Kryetari i PSD, Tom Doshi jep dorëheqjen.

 

Përmes një letre drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kryesuesi i listave të Partisë Social Demokrate, ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga listat si kandidat për deputet.

 

Doshi kërkon që KQZ-ja të bëjë zëvendësimin e tij me një tjetër person.

 

LETRA E TOM DOSHIT

Kërkesë

Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve

Në u nënshkruari Tom Doshi me vullnetin tim të lirë dhe të plotë deklaroj se në datën 26 prill jap dorëheqjen e parevokueshme nga mandati im si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Deklaroj se sot në datën 26 prill jap gjithashtu dorëheqjen nga mandati im si deputet i fituar pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021 dhe jap dorëheqjen nga lista shumëemërore e kandidatëve për deputet të PSD për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021..

I kërkoj KQZ të bëjë zëvendësimin tim si deputet sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor.

Sa më sipër është në përputhje me vullnetin tim të lirë dhe të plotë dhe nuk kam sot në datën 26 prill dhe asnjë pretendim me vendimin e KQZ sipas të cilit mandati im i kalon kandidatit tjetër sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor. Kjo dorëheqje është e parevokueshme

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *