E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 16 minuta më parë
Showbiz

Tom Cruise rikthen “Top Gun”

Aktori Tom Cruise e ndien ende nevojën për shpejtësi, e shumë shpejt do të rikthehet në ekranin e madh me një prej sukseseve të hershme të tij, “Top Gun”.

 

 

Gjatë një interviste për programin televiziv australian “Sunrise”, Cruise, i cili po promovon filmin e ri “Mumja”, tha se seria e dytë e filmit aksion të vitit 1986 ishte diçka reale.

Reklamë

 

 

Aktori konfirmoi se xhirimet do të nisin vitin e ardhshëm. Në filmin “Top Gun”, Cruise interpreton Maverick, një prej studentëve më të mirë, në një kamp amerikan trajnimi për pilotë ushtarakë dhe përfshihet në një rivalitet të hidhur me kolegun e tij, të interpretuar nga Val Kilmer.

 

 

Prodhimi i “Paramount Pictures” lançoi karrierën e aktorit si një yll global i filmave aksion dhe arkëtoi plot 350 milionë dollarë në të gjithë botën. Përfaqësues të “Paramount” refuzuan të komentonin për “Reuters” nëse studioja është përfshirë në realizimin e serisë së re.

 

 

Producenti i “Top Gun”, Jerry Bruckheimer postoi një foto me Cruise javën e kaluar, me rastin e 31-vjetorit të publikimit të “Top Gun”.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë