Në prag të nisjes zyrtare të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, ministrja e Arsimit Evis Kushi, e cila gjendet në ceremoninë hapëse të këtij aktiviteti mbarëbotëror, ka publikuar një foto në rrjetet e saj sociale.

 

Përtej diskutimeve mbi nisjen e këtyre lojërave olimpike, ministrja Kushi nënvizon se fatmirësisht sporti triumfoi mbi pandeminë COVID-19.

 

“Sa shumë diskutime dhe dyshime, por ja ku jemi!🙏 Pas pak #OlympicGames2020. Edhe pse një vit me vonesë, nën masa shumë të rrepta anti-covid dhe pa spektatorë, sporti ia doli të triumfojë mbi pandeminë”, shkruan Kushi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *