Juglindja e vendit ndodhet në një situatë të vëshirë tërmetesh që nuk pushojnë nga mëngjesi i të shtunës.

 

Burime zyrtare nga zyra sizmike në Korçë, bëjnë me dije se brenda 30 orëve të fundit janë rregjistruar 65 lëkundje në rajonin juglindor si dhe në Greqi. Gjithnjë sipas këtij burimi zyrtar, 35 prej këtyre lëkundjeve janë rregjistruar në Qarkun e Korçës.

 

Më të fuqishme kanë qënë 11 prej gjithë këtyre lëkundjeve që janë ndier nga banorët e këtij Qarku.

 

Tërmeti ka lënë pasojat e tij në dëme materiale, por ka shkaktuar edhe një gjendje të përgjithëshme pasigurie sepse nuk dihet kur do të stabilizohet situata me pushimin e lëkundjeve sizmike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *