Lëkundjet e tërmetit në Shqipëri nuk ndalen. Këtë të enjte është regjistruar një tjetër tërmet me magnitufë 3.1. Epiqendra e tij ishte në Detin Adriatik, ndërsa lëkundjet e lehta janë ndjerë në Tiranë dhe Durrës.

 

Po ashtu, një tërmet i vogël u shënua edhe mbrëmjen e të mërkurës, me epiqendër po në Adriatik dhe magnitudë 3. Shqipëria u trondit nga një tërmet i fuqishëm në 26 Nëntor të 2019, i cili shkaktoi 51 viktima dhe qindra shtëpi të dëmtuara.

 

Shumë qytetarë ngelën pa shtëpi dhe po presin që të nisë procesi i rindërtimit. Për këtë proces, qeveria arriti të marrë 1.15 miliardë euro ndihma nga shtetet e huaja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *