Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
22 April 2026
Vizion fokus

Detaje/ Plagosja me thikë në Korçë, ja si nisi...

Plagoset me thikë 15-vjeçari në Korçë

Irani e akuzon SHBA-në për shkelje të armëpushimit përmes...

Vuçiç takohet me ambasadorin amerikan në NATO, ja çfarë...

28 milionë dollarë humbje, Evropa llogarit koston e një...

20 të vdekur në Nigeri pas sulmit të Boko...

Pentagoni: Do të duhen gjashtë muaj për të pastruar...

Vizita e Ramës në Athinë, Dule: Takimi me Mitsotakis...

Si po ndikon ndërprerja e internetit në Iran tek...

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin

Toka në Vuno, Berisha 6 pyetje Ramës

7 Gusht 13:17

Kreu i PD, Sali Berisha vijoi sot me akuzat ndaj Kryeministrit Rama në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit të Vlorës për t’i kthyer famijarëve të nënës së tij 22.4 hektarë tokë në Vuno të Himarës.

Rama hodhi poshtë akuzat disa ditë më parë duke theksuar se ai nuk kishte patur asnjë ndikim në këtë vendim, ndërsa Berisha shtroi sot gjashtë pyetje në drejtim të kryeministrit.

Berisha thekson se toka në fjalë nuk ka qenë ndonjëherë e regjistruar në emër të familjes Koleka dhe se nuk ekziston asnjë dokument që të konfirmojë se ajo ishte sekuestruar gjatë regjimit komunist, që të rikthehet tani.

“Si ka mundësi që këto 224 mijë metër në Gjipe nuk ekzistonin të regjistruara në kadastrën e kohës së mbretërisë, kohës së pushtimit dhe as kohës së komunizmit, nga pronarët që shfaqen sot? Shtoj këtu se familja e gjyshit tuaj, Petro Koleka, ka pasur ministër të Enver Hoxhës, por dhe vetë gjyshi yt Petro Koleka nuk ishte pa shkollë? Çfarë të lidh ty kryeministër, me nder shtetar me një tokë e cila nuk ka qenë kurrë e regjistruar në kadastër si tokë e familjes tuaj dhe ju nuk keni asnjë dokument që të vërtetojë se regjimi komunist i Enver Hoxhës, e konfiskoi apo shpronësoi atë”, tha Berisha.

Deklarata e plotë:

Meqenëse Edi Rama në vend të paraqitjes së dokumenteve zyrtare për të vërtetuar pronësinë e nënës së tij të ndjerë dhe familjes së saj, për 224 mijë m2 tokë në zonën më turistike dhe më panoramike të Bregut, të cilat ai në fakt nuk i ka sepse ato dokumente nuk ekzistojnë, u përpoq që mungesën e tyre ta zëvendësojë me sharje me fjalë të pista prej ordineri, kërcënime banditeske, gënjeshtra dhe mashtrime të trasha dhe banale.

Për t’i dhënë mundësi të sqarojë publikun për dosjen Gjipeja dhe lidhjet e tij direkte me këtë dosje prej 224 mijë metër katror tokë, unë sot po i drejtoj atij publikisht disa pyetje:

1- A keni deklaruar ju Edvin Gjipea më datën 24 maj të vitit 2024, po citoj se: ‘unë dhe e ndjera nëna ime nuk kemi kërkuar kurrë një metër katror tokë’?.

2- A është nëna jote Aneta Rama Koleka, së bashku me Kolekë të tjerë, palë në gjyq me shtetin që ka kërkuar 224 mijë metër katror tokë në Gjipe?

3- Në rast se po, pse mashtrove publikisht me datë 24 maj, fole në emër tendin, por edhe në emër të së ndjerës nënë që nuk të përgënjeshtronte dot? A e dini ju Edvin Gjipea se mashtrimi publik është vepër penale, dhe mashtrimi publik në emër të njeriut që nuk jeton më, është vepër penale dy herë më e rëndë se e para.

4- Nëna juaj e ndjerë nuk jeton më, pra ti dhe Olsi a jeni trashëgimtarë të saj apo nuk jeni? Mos do thuash se është vetëm Olsi?

5- Si ka mundësi që këto 224 mijë metër në Gjipe nuk ekzistonin të regjistruara në kadastrën e kohës së mbretërisë, kohës së pushtimit dhe as kohës së komunizmit, nga pronarët që shfaqen sot? Shtoj këtu se familja e gjyshit tuaj, Petro Koleka, ka pasur ministër të Enver Hoxhës, por dhe vetë gjyshi yt Petro Koleka nuk ishte pa shkollë?

6-Çfarë të lidh ty kryeministër, me nder shtetar me një tokë e cila nuk ka qenë kurrë e regjistruar në kadastër si tokë e familjes tuaj dhe ju nuk keni asnjë dokument që të vërtetojë se regjimi komunist i Enver Hoxhës, e konfiskoi apo shpronësoi atë.

Lidhur me këto pyetje pres një përgjigje të kthjellët dhe të qartë, para se unë të vazhdoj me pyetje të tjera, të cilat ndriçojnë në mënyrë përfundimtare grabitjen e 224 mijë metër katror tokë nga Edi Rama, dhe familjarët tij Koleka./vizionplus.tv 

Posted Under:
Aktualitet Anash Politike
Tagged:
Edi Rama Sali berisha Toka Vuno

Nga e njëjta kategori

Plagoset me thikë 15-vjeçari në Korçë

më shumë...

Irani e akuzon SHBA-në për shkelje të armëpushimit përmes bllokadës detare

më shumë...

Vuçiç takohet me ambasadorin amerikan në NATO, ja çfarë diskutuan

më shumë...

28 milionë dollarë humbje, Evropa llogarit koston e një krize tjetër energjetike

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:13

Detaje/ Plagosja me thikë në Korçë, ja...

10:50

Plagoset me thikë 15-vjeçari në Korçë

10:13

Irani e akuzon SHBA-në për shkelje të...

10:06

Këto shenja Horoskopi hyjnë në një fazë...

10:00

Vuçiç takohet me ambasadorin amerikan në NATO,...

9:49

28 milionë dollarë humbje, Evropa llogarit koston...

9:44

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur stërviteni...

9:34

20 të vdekur në Nigeri pas sulmit...

9:15

Pentagoni: Do të duhen gjashtë muaj për...

9:02

SHBA reagon pas vizitës në Kosovë të...

8:57

Vizita e Ramës në Athinë, Dule: Takimi...

8:55

Si po ndikon ndërprerja e internetit në...

8:40

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin

8:30

Përplasja me Sonin, Dorina e “Spirit Voice”...

8:24

EMRAT/ Ndryshime në kupolën e Policisë së...

8:06

Scott Bessent: Nafta e sekuestruar e Iranit...

7:51

Vrasja me armë në Memaliaj, policia jep...

7:28

Rama sqaron “ngërçin” me pronat: Nuk lidhet...

7:13

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama: Hetimet...

7:13

Makina përplas motorin në Lushnjë, një i...

Më të klikuarat

  • E trishtë në Shkodër/ Kërkoi ndihmë pas lindjes së binjakëve...
  • EMRI/ Aksident i rëndë në Thumanë, humb jetën një person!
  • Përplasja me Sonin, Dorina e “Spirit Voice” i përgjigjet Jon...
  • Kush është fermeri që largohet nga Ferma Vip 3
  • Vrasja me armë në Memaliaj, policia jep detaje mbi ngjarjen!...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.