Ish-presidenti rus Dimitri Medvedev parashikoi një përplasje finale të përgjakshme nëse perëndimi nuk tërhiqet nga mbështetja për Ukrainën.

 

Duke iu referuar termit biblik “Armagedon”, për luftën e madhe, Medvedev shkroi në kanalin e tij në “Telegram” se liderët perëndimorë po nxisin përdorimin e armëve atomike.

 

DMITRY MEDVEDEV

ISH-PRESIDENTI RUS

 

Idiotët perëndimorë po i udhëheqin vendet e tyre në rrugën e Armagedonit bërthamor me luftën e tyre hibride kundër Moskës. Dhurimi i pafund i armëve dhe mbështetjes për Ukrainën, duke pretenduar se nuk janë përfshirë drejtpërdrejt në konflikt, nuk do të funksionojë.

 

Medvedev tha se lufta e Rusisë mund të dalë jashtë parashikueshmërisë së deritanishme. Ai pohoi se garancitë e sigurisë të zbuluara nga Kievi ishin me të vërtetë një prolog i Luftës së Tretë Botërore.

 

DMITRY MEDVEDEV

ISH-PRESIDENTI RUS

 

Nëse Perëndimi vazhdon furnizimin e pakufizuar të regjimit të Kievit me llojet më të rrezikshme të armëve, fushata ushtarake e Rusisë do të kalojë në nivelin tjetër, ku kufijtë e dukshëm dhe parashikueshmëria e mundshme e veprimeve nga palët në konflikt do të fshihen dhe konflikti do të marrë një jetë më vete, siç bëjnë gjithmonë luftërat.

 

Ish-presidenti rus citoi një varg nga kapitulli i Zbuluesve në Bibël, me të cilin kërcënoi hapur perëndimin dhe u tërhoqi vëmendjen vendeve të përfshira në mbështetje të Ukrainës.

 

DMITRY MEDVEDEV

ISH-PRESIDENTI RUS

 

Dhe atëherë kombet perëndimore nuk do të jenë në gjendje të ulen në shtëpitë e tyre të pastra, duke qeshur sesi e dobësojnë me kujdes Rusinë me prokurë. Gjithçka do të digjet rreth tyre. Populli i tyre do të korrë pikëllimin e tij plotësisht. Toka do të digjet dhe betoni do të shkrihet.

 

Reagimi i ashpër nga ish-presidenti rus erdhi pasi Kievi dje prezantoi një draft propozim për të garantuar sigurinë e Ukrainës.

 

Dokumenti parashikon që SHBA dhe aleatët e saj të garantojnë kufijtë e Ukrainës të para vitit 2014, duke dhënë armë, municione, ndihmë financiare dhe trajnime, si dhe të angazhohen për të ruajtur sanksionet kundër Rusisë për aq kohë sa dëshiron Kievi, dhe Rusia t’i dorëzojnë Ukrainës çdo pronë të konfiskuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *