E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tmerri në Palermo/ Familja po darkonte, 9 të vdekur nga vërshimi i lumit/VIDEO

Një nga ngjarjet më të rënda të regjistruara në Itali gjatë ditëve të fundit ku kanë humbur jetën shumë persona gjatë përmbytjeve, është regjistruar në Casteldaccia të Palermos.

Një shtëpi ku jetonin 2 familje me 12 persona Brenda në total u mor përpara nga ujerat e lumit Milicia që doli nga shtrata. Mund të konsiderohet padiskutim një tragjedi e paralajmeruar duke marrë në considerate sa afër ishte vila e familjes Giordano nga lumi.

Reklamë

Nga 12 persona, 9 anëtarë të familjes kanë humbur jetën, mes tyre dy fëmijë 1 dhe 3 vjec dhe një tjeter më i madh 15 vjec.

Rrëfimi i një personi ka shokuar mbarë Italianë. Ai pohoi për mediat se 12 anëtarët e familjes ishin mbledhur në një darke së bashku por tërbimi I lumit Milicia ra mbi ta duke shkaktuar një ngjarje të tmerrshme. Vetë 3 anëtarë të familjes Giordano arritën të mbijetonin, të dielen.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë