E hënë, 28 Shtator 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Tmerri i VIP-ave në Greqi/ Kapet “Rrema”, mjeshtër i grabitjeve

Ky është Andi Rexhepi i njohur ndryshe edhe si Rrem Poturri, autor i 15 vjedhjeve kryesisht në bankomate, argjendari dhe pika të karburanteve. Ai është arrestuar nga policia e Tiranës pas disa muajsh hetime.

Rexhepi kishte kryer një serë vjedhjes nga viti 2018 deri në 2019.

I arrestuari rezulton i dënuar më herët për ‘vjedhje me dhunë’ dhe janë grumbulluar prova të mjaftueshme për të provuar aktiviteti kriminal

31-vjeçari nga Fushë- Kruja është një emër i njohur për policinë. Ai është autor i grabitjes së një filiali të postës në Krujë në nëntor të vitit 2019 ku u morën 130 mln lekë të vjetra. Por u lirua nga Gjykata se nuk kishte prova që kishte organizuar apo të ishte pjesëmarrës në grabitje.

Ndërkohë, në qershor 2017 në kryqëzimin e Borizanës, ai ka sajuar një atentat, por pas verifikimeve të policisë ka rezultuar se e gjithë ngjarja ishte inskenim

Por veprimtaria e tij ishte shtrirë edhe në vendin fqinj. Në Greqi 31-vjeçari kishte mundur të grabiste shtëpitë e disa personazheve të njohur. Andi Rexhepi është dënuar në Greqi për vjedhje e grabitje, por ka mundur të arratiset nga burgu. Ai rezulton të ketë qënë pjesë e një bande shqiptarësh që grabisnin shtëpi, kryesisht të vilave luksoze të Greqisë.

Më shumë video