Katy Perry ka qënë e sëmurë me temperaturë dhe ka përfunduar në tualet, herën e parë që ka qënë e pranishme në “Brit Awards”.

 

Këngëtarja e famshme 32-vjeçare ka treguar se ishte me grip kur ka bërë debutimin e saj në ceremoninë muzikore britanike në Londër, në vitin 2009. Ajo kishte mbetur në tualet ndërkohë që këngëtarja australiane Natalia Imbruglia e kishte marrë për ta ngjitur në skenë për të rrëmbyer çmimin ” International Female Solo Artist”.

 

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Perry ka treguar: “Herën parë që isha në Brit isha me grip dhe kisha temperature. Isha shumë e sëmurë dhe në momentin që po kaloja në tapetin e kuq më thanë se nuk duhet të ikja në shtëpi pasi ata e dinin që do fitoja një çmim. Por unë isha praktikisht duke vdekur”.

 

“Qëndrova derisa mora çmimin dhe më pas shkova menjëherë në krevat. Ishte tragjike. Kjo ishte lidhja ime e vetme me “BRITs”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *