SHBA ka kaluar zyrtarisht shifrën e 20 mijë të vdekurve nga Covid 19.

Më konkretisht deri të shtunën në mbrëmje, autoritetet njoftuan se shifra e viktimave në mbarë vendin kishte shkuar 20 mijë e 250. Një shifër shumë e lartë që e bën këtë vendin më të prekurin në humbje njerezore nga virusi I rrezikshëm. Vetëm këtë të shtunë raportohen mbi 1500 të vdekur ( bilanci jo përfundimtar).

Deri tani në fakt ishte Italia që me më shumë se 19 mijë viktima ndodhej e para në botë për numrin e viktimave, mirëpo në SHBA janë regjistruar ditë tragjike së fundmi me rreth 2 mijë viktima cdo 24 orë.

Nëse në Itali kemi një mesatare 32 viktima për 100 mijë banorë, në SHBA për momentin shifra është 6 viktima për 100 mijë banore.

Koronavirusi është përhapur tmerrësisht shumë në të gjithë Amerikën ndonëse rekordin e mban New York që ka thuajse gjysmën e viktimave.

Mbi 22 mijë paciente të rinj kanë dal këtë të shtunë ndërsa totali nga fillimi I epidemisë ka shkuar në 525 mijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *