Tetë anëtarë të nje familje, duke përfshirë 5 fëmijë, u qëlluan dhe u vranë në qytetin e vogël të Enoch, në shtetin jugperendimor të Utah në SHBA.

 

Tragjedia ndodhi mbrëmjen e te merkures: policia gjeti trupat e pajetë të viktimave brenda shtëpisë së tyre në Enoch, e cila ndodhet rreth 245 milje në jug të Salt Lake City. Zyrtarët lokalë nuk kanë dhënë detaje të tjera. 

 

   “Për momentin nuk besojmë se ka kërcënim për publikun apo se ka të dyshuar të lirë”, thuhet në deklaratën e autoriteteve të cilët nuk kanë bërë të ditur asnjë detaj tjetër për viktimat apo rrethanat e të shtënave.

 

“Nuk e dimë pse ndodhi kjo dhe nuk do të hamendësojmë, do të vazhdojmë të hetojmë, duke shqyrtuar të gjitha detajet e mundshme, duke vënë në dispozicion të gjitha informacionet që mund të dalin nga ajo që ka ndodhur brenda shtëpisë. “tha Rob Dotson, Administratori i qytetit Enoch.

 

Masakra tronditi qytetin, i cili ka vetëm 8,000 banorë.

 

Autoritetet e shkollës kane njoftuar policinë pasi kishin vënë re se pesë fëmijët, të gjithë nxënës të distriktit shkollor të Iron County, nuk kishin qenë të pranishëm në shkollë për disa ditë. Hetimet nderkohe vazhdojnë./Ansa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *