Një ngjarje e rëndë ka tronditur kete te shtune Parisin.

 

Trupi i një vajze 12-vjeçare u gjet në një bagazh në lagjen 19 të kryeqytetit francez.

Kufoma u gjet pranë pallatit ku banonte viktima .

 

Zhdukja e vajzës ishte raportuar më herët nga familja.

 

Babai, i shqetësuar sepse e mitura  nuk ishte kthyer nga shkolla, kishte biseduar me gruan e tij dhe kjo e fundit ka  bere denoncim në komisariat.

 

Nga ora 15, kur ajo doli nga shkolla, nuk kishte më asnjë lajm prej saj. Në orën 23, pak rrugë larg ndërtesës ku banonte familja, zbulimi dramatik. Kamerat e vëzhgimit bënë të mundur rikonstruksionin e kthimit të viktimës në shtëpi, ku 12-vjeçarja hyri në zonen e godinës pa arritur në banesën e prindërve.

 

Policia e mbërritur në vendngjarje ka gjetur copa shiriti në bodrumin e pallatit. Një zbulim që ka drejtuar menjëherë hetuesit drejt pistës së  rrëmbimit

 

Mediat lokale flasin për një grua që u filmua nga kamerat e vëzhgimit teksa zvarrit – me vështirësi – një valixhe para ndërtesës. E njëjta valixhe tek e cila disa rrugë më tutje u gjetëm eshtrat e 12-vjeçares.

 

Ka qenë një 42-vjeçar i pastrehë që ka gjetur trupin e pajetë , duke e denoncuar menjëherë në polici. Viktima ka paraqitur prerje në fyt : tani do të nevojitet një autopsi për të përcaktuar shkakun e saktë dhe kohën e vdekjes. Detaje që mund të ndihmojnë hetuesit të hedhin dritë mbi tmerrin që tronditi Parisin.

 

Policia ka arrestuar tashmë katër persona në kuadër të hetimeve, por ende nuk dihet roli i tyre në këtë aferë.   

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *