E shtunë, 3 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tmerr në Kosovë, breshëri armësh drejt autobusit me nxënës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gllogjan të Deçanit. Dyshohet se ka patur të shtëna me armë zjarri ndaj një autobusi me nxënës.

Mediet kosovare bëjnë me dije se ka viktima dhe te plagosur.

Reklamë

 

Lajmi është konfimuar nga Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi i cili ka pohuar se ka patur të shtëna me armë zjarri ndaj një autobusi me nxënës.

 

“Dyshohet se ka te shtena me arme zjarri ne drejtim te nje autobusi me nxenes, prokurorja kujdestare eshte nisur ne drejtim te vendit te ngjarjes. Deri më tash personat që kanë gjuajtur me armë janë ende të panjohur, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 dhe është sulmuar autobusi që po shkonte nga Deçani për në fshatin Gllogjan. Pikërisht në këtë fshat ka ndodhur incidenti“, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë