E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tmerr në Angli/ 39 refugjatë të vdekur brenda një kamioni  

39 trupa të pajete janë gjetur në kontenieret e një kamioni në një zonë industriale në Essex në juglindje të Britanisë.

BBC raporton se mes viktimave është edhe një adoleshent.

Shoferi I kamionit rezulton të jetë një 25 vjecar nga Irlanda e Veriut I cili është arrestuar.

Sipas të dhenave të para, kamioni me refugjatë ishte nisur nga Bullgaria dhe besohet se ata kane humbur jeten si pasoje e asfiksimit ne konteniere.

Reklamë

Për momentin nuk ka të dhëna nese ka apo jo shqiptare mes viktimave por mediat angleze referuar burimeve policiore se ky proces identifikimi mund te kerkoje pak kohe.

Shefi i policise lokale Andrew Mariner tha se po punohet per identifikimin e viktimave ndersa deklaroi se kamioni me konteniere ka mberritur ne kete vend, konkretisht ne Holyhead ne daten 19 tetor.

Shume emigrante nga ballkani, Europa Lindore, Afrika dhe Azia bejne perpjekje maksimale dhe gjejne rruge te ndryshme per te hyre ne Angli.

Nje nga keto rruge eshte edhe kalimi me kamion kryesisht nga Franca drejt Anglise, rruge e cila perdoret shume edhe nga shqiptaret e per te cilen paguhen shuma te medha nga 10 mije deri ne 20 mije paund.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë