Subscribe

Këto pamje janë dëshmi e efekteve negative që po sjell erozioni në Seman të Fierit.

 

Në 3 dekadat e fundit deti është afruar me 700 metra nga pozicioni fillestar, duke zvogëluar çdo ditë e më shumë vijën bregdetare.

 

Sipas specialistëve të fushës, gjatë dy viteve të fundit ky fenomen ka shtuar edhe përmbytjet e tokave bujqësore.

 

Plazhi në Seman është një ndër më të frekuentuarit nga pushuesit e qarkut të Fierit, por edhe nga banorë të qyteteve të tjera.

 

Problemi i erozionit në fakt është vërejtur edhe në zona të tjera bregdetare si në lagunën e Kune-Vainit në Shëngjin, apo edhe ne Vlorë, për të cilat specialistët kanë kërkuar ndërhyrje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *