Subscribe

Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli” bën publik kalendarin artistik 2016-2017, që sikurse edhe sezonin e shkuar do të ketë alternativa për të gjitha grupmoshat. 23 shfaqje mes të cilave edhe vepra “Një gur gabim”, që pritet të vijë nga Athina ku po rrugëton artistikisht, ringjit në skenë Luiza Xhuvanin, edhe këtë herë ashtu sikurse edhe sezonin e shkuar në tehun e një shfaqjeje eksperimentale. 7 shfaqje për të rritur, 7 të tjera për fëmijë dhe 2 për adoleshentë do të marrin jetë në Tiranë, pavarësisht përgatitjeve për festivalin e oratorisë që do të sjellë në teatrin eksperimental një tjetër risi, fjalimet më të bukura në botë të interpretuara në skenë dhe festivalit të aventurës. Në bilancin e kryer për sezonet më herët, Kiço Londo theksoi se në dy vjet janë vënë në skenë 555 shfaqje ose 56 % e shfaqjeve të vendosura në të gjitha skenat teatrale në vend, pavarësisht buxhetit prej 4% që merr ky teatër nga buxheti total për skenat teatrale në të gjithë vendin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *