Subscribe

Pas dënimit nga Gjykata e Apelit në Shkodër për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, policia e Lezhës është vënë në lëvizje për prangosjen e personave të dënuar, mes të cilëve dhe ish-kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj.

 

Urdhri i ekzekutimit të vendimeve mberriti në policinë e Lezhës mesditën e të premtes dhe mënjehërë policia nisi punen për ekzekutimin e vendimeve.

 

I vetmi përsona që ndodhet tashmë në qeli është vetem ish-kryabshkiaku i Lezhës Fran Frrokaj i cili u vetëdorëzua në polici mbrëmjen e së premtes, ndërsa për përsonat ende nuk ka asnjë gjurmë.

 

Prej dy ditësh policia vijon kontrollet për prangosjen e tyre, por pa ja arritur qëllimit.

 

Në këto kushte ata pritet të shpallen në kërkim ndërkombetar, pasi nuk përjashtohet mundësia që të jenë larguar jashtë territorit shqiptar.

 

Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, u dënua me  vendim të formës së prerë me 3 vite burg për shpërdorim të detyrës dhe tjetërsim të pronave tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin.

 

Apeli i Shkodrës denoi me 3 vite burg e edhe ish-kryetarin e Qarkut të Lezhës, Gjok Ndoka.

 

Nw total u gjeten fajtor edhe 16 zyrtarë e qytetarë të përfshirë në tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë shtetërore ranishte në bregdetin e Ranës së Hedhun.

 

Shumica e zyrtareve dhe e qytetareve te tjere jane denuar nga 1 deri ne 3 vite burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *