Pyjet me pisha ne zonen e Krastes ne Kruje u përfshinë nga flakët orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

 

Nga zjarri deri me tani është djegur një sipërfaqe e madhe me pishë e bimë të tjera, ndërsa ndërhyrja e forcave zjarrëfikëse ka qenë e vështirë për shkak të terrenit malor.

 

Edhe në Mirditë një vatër zjarri është regjistruar në zonën e oroshit. Për shkak të erës së fortë, flakët po përhapen me shpejtësi.

 

Zjarrëvëniet në të dyja rastet dyshohet të jenë të qëllimshme.

 

Nderkohe edhe ne fshatin Plug te Lushnjes ka rene nje zjarr i permasave te medha ne nje fushe bujqesore.

 

Zjarri eshte perhapur me shpejtesi dhe rrezikon djegien e nje stalle me bageti qe ndodhet aty afer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *