E diel, 8 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Film Family Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tjetër zjarr në New York

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një ndërtesë shumëkatëshe në New York. Të paktën 12 persona raportohen të lënduar, një prej tyre në gjendje të rëndë. Flaket shpërthyen rreth orës 5:30 të mëngjesit sipas orës lokale në një dyqan mobiliesh.

 

Më shumë se 100 zjarrfikës me 20 automjete u angazhuan për shuarjen e flakëve, ndërsa autoritetet i bënë thirrje qytetarëve të evakuoheshin nga zona e rrezikut. Kjo është hera e dytë brenda pak ditësh që qyteza Bronks ku jetojnë edhe shume familje shqiptare, përballet me një ngjarje të tillë.

 

Reklamë

Më 29 dhjetor, një fëmijë 3 vjeçar ishte duke luajtur me sobën, duke shkaktuar një tragjedi, pasi pallati 5 katësh u shkrumbua nga flakët, e për pasojë humbën jetën 12 persona. Mes viktimave ishin edhe 4 fëmijë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë