Subscribe

Në prag të protestës së opozitës në 17 shkurt, tensionet mbeten te larta ne Kosove, pasi mbi 4 deputetët opozitarë, është lëshuar një tjetër urdhërarrest, sepse janë larguar nga salla, pas vonesës 15 minutëshe të gjyqtarit të çështjes. Sipas njoftimit, katër deputetet do të sillen me forcë më 23 shkurt, kur është dhe seanca e radhës, në të cilën ata gjykohen për përdorimin e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Deputetët opozitarë janë shprehur pas largimit se, vonesa e gjyqtarit është e përsëritur. Ata thanë se duhet të merren me përgatitjen e protestës së 17 shkurtit. Mësohet se në këtë seancë, kanë qënë te pranishëm tre deputetet Albuena Haxhiu, Faton Topalli, e Donika Kadaj Bujupi, por mungonte Albin Kurti. Ndërkohë, në një njoftim të saj lidhur me protestën që partitë opozitare do të mbajnë ditën e pavarësisë, policia e Kosovës ka ngritur alarmin për ushtrimin e dhunës. Sipas uniformave blu, që janë në gjendje gatishmërie, ka informacione për përdorim te bombave molotov gjate tubimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *