Mesdheu ka pare nje tjetër tragjedi, nder me te mëdhatë e viteve te fundit. Te paktën 48 emigrante kane humbur jetën pasi anija e tyre u përmbys ne brigjet lindore te Tunizisë. 67 persona u shpëtuan nga rojet bregdetare.

 

Sipas autoriteteve, ne anije gjendeshin 180 persona, mes tyre 100 tuniziane ndërsa 80 nga vendet e tjera afrikane. nje i mbijetuar ka rrëfyer se kapiteni kishte braktisur anijen pasi ajo filloi te zhytet, per t’i shpëtuar arrestimit nga roja bregdetare. sipas tij anija kishte nje kapacitet maksimal prej 90 vetesh, sa gjysma e numrit te njerëzve qe ishin ne bord.

 

Tunizianet e papune dhe afrikanet e tjere shpesh kërkojnë te kalojnë detin Mesdhe me anije te improvizuara nga Tunizia ne Sicili te Italisë. Turqia ishte rruga kryesore e detit për emigrantët në Evropë në vitin 2015, kur më shumë se një milion njerëz kaluan në Greqi. Atë vit 3.771 persona u regjistruan si të vdekur ose të humbur në Mesdhe nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët. Një marrëveshje e arritur me BE në vitin 2016 ka reduktuar në mënyrë drastike numrin e emigranteve qe përpiqen te kalojne përmes detit.  Pika qendrore për migrimin e Mesdheut në vitet e fundit ka qenë Italia, ku më shumë se 700,000 emigrantë kanë ardhur që nga viti 2013. Ndërkohë ministri i brendshëm i Italisë Matteo Salvini, gjate nje vizite ne Sicili nje dite me pare tha se ishulli nuk mund te jete me “kampi i refugjateve te evropes”. Salvini dhe partia e tij kane premtuar te bllokojnë ardhjen e emigranteve nga Afrika dhe te depërtojnë deri ne 100,000 emigrante te paligjshëm ne vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *