Subscribe

Tentonin te mbërrinin ne ishullin grek Lesbos, por 39 emigrante nuk ia kane dale, pasi anija me te cilën udhëtonin u mbyt ne ujerat e detit Egje. Tragjedia e radhës u shënua pranë brigjeve turke. 5 prej viktimave jane fëmijë. Shume te tjere rezultojnë te zhdukur dhe po kërkohen ende nga rojat bregdetare turke. Fale ndërhyrjes se tyre arritën te shpëtonin 60 emigrante ne rrezik mbytjeje. Te mbijetuarit qe vuanin nga hipotermia per shkak te temperaturës se ulet te ujit, u dërguan ne spital. Emigrantet, kryesisht nga Siria dhe Afganistani ishin nisur nga Turqia me shpresën per te mbërritur ne Greqi dhe per te vijuar me pas udhëtimin drejt veriut te Europes. Sipas agjencisë se OKB-se per refugjatet, me shume se 1 milione emigrante kane mbërritur ne Europe përmes detit gjate vitit te shkuar. Ndersa gjate muajit te pare te ketij viti ne Greqi kane hyre me shume se 45 mije. Pjesa dërrmuese e tyre jane siriane, irakiane dhe afgane. Ne shume raste udhëtimet e tyre përfundojnë me tragjedi per shkak te kushteve te vështira te motit dhe mbipopullimit te barkave, apo anijeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *