Pranë brigjeve te ishullit grek Samos është shënuar tragjedia e radhës e emigranteve. Një anije e vogël e nisur nga Turqia, është mbytur dhe pese persona kane humbur jetën, katër gra dhe një fëmije. Disa te tjerë arritën te shpëtonin fale ndërhyrjes se rojave bregdetare dhe një anijeje te Frontex. Ndonëse prej nje jave ka nisur zbatimi i marrëveshjes per zhvendosjen e emigranteve nga Greqia drejt Turqisë, zbarkimet ne brigjet greke nuk janë ndalur. Po kështu, mediat italiane raportojnë për shtim te numrit te emigranteve qe mbërrijnë ne ketë vend.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *