E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:20 Në vijim ora 02:20: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tjetër tërmet në Shqipëri, disa lëkundje në pak ditë

Lëkundjet e tokës vazhdojnë të shqetësojnë Shqipërinë. Zona e Roskovecit është kthyer në një vater tërmetesh teksa vetëm në dy ditët e fundit, epiqëndra e lëkundjeve ka qënë në këtë zonë të Shqipërisë së mesme.

 

Tërmeti I fundit ka qënë mengjesin e kësaj të mërkurë, me epiqëndër 7 km larg Roskovec dhe 16 km larg Lushnjes me magnitude 2.9 ballë.

 

Reklamë

Përvec panikut dhe faktit që qytetaret në këto zona janë zgjuar nga gjumi të frikësuar pasi lëkundja ka qënë në orën 04:09 minuta, nuk ka pasur  deme materiale të raportuara.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë