E hënë, 14 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 13:30 Në vijim ora 13:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Tjetër termet në Itali

Toka vijon te dridhet ne Italinë Qendrore. Nje lëkundje tërmeti me manjitude 4.3 është regjistruar ne oren 3:34 ne te gdhire te kësaj te shtune ne province e Peruxhias, ne nje thellësi prej 11 kilometrash. Tërmeti eshte ndjere me se shumti nga banoret e zonës se Norcias, pasi shume prej tyre kane dale menjëherë nga shtëpitë duke zbritur ne rruge te përfshire nga paniku. Per momentin nuk raportohet per persona te plagosur, por vetëm per dëmtime te lehta ne disa nga zonat antike te qytetit dhe ne pjese te tjera te dëmtuara nga tërmeti i 24 gushtit qe shkatërroi totalisht Amatricen. Autoritetet jane duke kryer te gjithë verifikimet e nevojshme ne terren, ndërsa Instituti Kombëtar Gjeofizik njofton se tërmeti eshte pasuar nga dy paslekundje, respektivisht me manjitude 2.7 dhe 3. Lëkundje te tjera me te lehta jane regjistruar edhe ne Rieti. Tërmetet kane shkaktuar panik te banoret, aq me tepër qe ndodhin pak pas lëkundjeve shkatërrimtare qe i morën jeten te paktën 292 personave.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video