E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tjetër tërmet në Greqi e Turqi, panik tek turistët

Një tërmet me magnitudë 5.3 i shkallës Rihter është regjistruar mes Greqisë dhe Turqisë, në lindje të ishullit Kos dhe 14 km larg nga qyteti Bodrum i Turqisë. Kjo zone goditet per here te dyte nga tërmetet brenda pak kohës. Epiqëndra ka qënë në det në një thellësi prej 10 km. Tërmeti që ra në orën 10:42 sipas orës lokale, u ndje në të gjithë rajonin, por fatmirësisht nuk raportohen të lënduar. Megjithatë demet material janë te konsiderueshme.

 

Sipas Institutit të Sizmologjisë në Athinë, tronditja është një zhvillim normal, si pasojë e lëvizjeve të pllakave tektonike, që është një fenomen i natyrshëm. Por paniku tek banoret dhe turistet e shumte ne ishullin Kos ka qene i madh. Pak javë më parë, një tërmet i fuqishëm me magnitudë, 6.7 i shkallës Rihter, goditi Greqinë dhe Turqinë, ku mbetën të vdekur dy persona dhe u plagosën mbi 100 të tjerë. Qe prej ati momenti ka pasur edhe lëvizje te tjera me te vogla.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë