Italia qendrore është goditur mëngjesin e kesaj te diele nga nje tjeter termet i forte. Lëkundja me magnitude 6,5 eshte regjistruar ne orën 7.40 dhe epiqendra ka qene ne rajonin e Umbrias pranë Norcias, ne thellësi 10 km. Raportohet se dhjetëra persona jane lënduar, por fatmirësisht nuk ka viktima. Shume ndërtesa, mes te cilave edhe kisha, jane shkatërruar. Sipas informacioneve nga Mbrojtja Civile Italiane, tre persona jane nxjerre te gjalle nga rrënojat. Tërmeti është ndier nga veriu ne jug. Ne kryeqytetin Rome njerëzit te përfshire nga paniku kane dale ne rruge, ndërsa autoritetet mbyllen përkohësisht Metronë per arsye sigurie. Te hënën shkollat ne kryeqytet do te qëndrojnë te mbyllura ne menyre qe te vlerësohet gjendja e godinave. Lëkundja ka qene me e forte se ato te regjistruara ditet e shkuara. Demet me te mëdha jane shenuar ne Castelsantangelo e Preci, por shume prej ndërtesave kane qene te braktisura qe pas tërmeteve te diteve te shkuara. Ne disa zona nga shembjet ka vështirësi lëvizjeje ne rruge. Dëme ka pasur edhe ne Amatrice, e cila pësoi goditjen me te rende nga tërmeti i gushtit, qe shkaktoi rreth 300 viktima ne Itali. Autoritetet lokale ne rajonin Marche dhanë alarmin per te pastrehët, pasi shifra e tyre rrezikon te arrije deri ne 100 mije. Kryeministri Matteo Renzi deklaroi se vëmendja do te përqendrohet tek te lënduarit dhe premtoi se gjithçka do te rindërtohet. Per masat qe do te merren ditën e hene do te mblidhet qeveria. Tërmeti i se dieles ishte me i forti ne Itali qe nga vitit 1980. Papa Francesku u lutu per te plagosurit dhe familjet e prekura nga fatkeqësia natyrore, por edhe per personat qe janë angazhuar ne operacionet e ndihmës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *