E martë, 10 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tjetër takim Trump-Kim Jong Un

Shumë shpejte presidenti i Shteteve te Bashkuara Donald Trump dhe lideri i Koresë së Veriut mund te takohen serish.

 

Lajmin e bëri të ditur sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo pas vizitës në Phenian, ku bisedoi me udhëheqësin e vendit komunist. Pompeo e Kim Jong Un përcaktuan detajet për vendin dhe datën e takimit të ardhshëm, por ato nuk janë bërë ende publike.

 

Reklamë

Zëdhënësja e departamentit të shtetit tha të dielën se “sekretari Pompeo dhe kryetari Kim ranë gjithashtu dakord të udhëzojnë grupet respektive të punës për samitin e nivelit të lartë lidhur me çështjet e mbetura pa zgjidhje nga takimi i Singaporit në qershor.

 

Vizita e sekretarit amerikan Pompeo në vendin komunist kishte për qëllim arritjen e një marrëveshjeje për denuklearizimin e gadishullit, i cili do të pasohet me një takim mes Donald Trump dhe Kim Jong Un.

 

Pas Phenianit sekretari amerikan i shtetit ka vijuar turin e tij ne Korenë e Jugut dhe më pas në Kinë.

 

Marrëdhëniet mes Uashingtonit e Pekinit janë përkeqësuar për shkak të vendosjes së tarifave në miliona dollarë ndaj produkteve kineze.

Vazhdo të lexosh

Reklamë