E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tjetër takim mes Trump dhe Kim Jong Un

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo zbuloi se presidenti Donald Trump dhe lideri suprem i Koresë së Veriut Kim Jong Un do të takohen së shpejti.

 

Takimi do të zhvillohet në një vend në Azi por kryediplomati amerikan  nuk dha më shumë detaje. Pompeo tha se tashmë ka dërguar një ekip në lindjen e largët për përgatitjet e këtij samiti midis dy liderëve.

 

Reklamë

Unë mendoj se do të kemi një samit në fund të muajit, ky është plani. Kjo është ajo që koreano-veriorët kanë rënë dakord.  Shpresoj se do të jetë një hap i rëndësishëm dhe i mëtejshëm drejt rrugës jo vetëm pwr denuklearizimin e gadishullit, por një të ardhme më të ndritur për popullin e Koresë së Veriut.

 

Sipas sekretarit amerikan të shtetit,  Kim Jong Un i ka garantuar Amerikës se është I gatshëm për denuklearizimin.

 

Samiti i pare mes dy liderëve u zhvillua në Singapor në verën e vitit të shkuar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë