Tjetër sulm terrorist në Turqi

Pak pasi Turqia nisi ofensivën tokësore në Siri për të asgjësuar kërcënimin terrorist në vend, Turqia është tronditur nga një sulm kamikaz ne provincën Sirnak në juglindje të vendit, që i ka marrë jetën 11 policëve dhe plagosjen e 70 të tjerëve. Bilanci i viktimave mund të jetë edhe më i madh, për shkak se disa prej të lënduarve janë në gjendje kritike për jetën. Autoritetet turke akuzojnë terroristët kurd për këtë sulm. Sipas policisë, shënjestër e makinës bombë ka qenë komisariati në këtë rajon të Turqisë. Ndërkohë, ushtria vijon aksionin e saj në Siria. Ushtarë, tanke dhe avionë vazhdojnë ofensivën duke luftuar Shtetin Islamik dhe njësitë e mbrojtjes së kurdëve, që Ankaraja i njeh si organizatë terroriste.




