Dy persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur, nga të shtënat me armë gjatë një ceremonie diplomimi në një shkollë të mesme, në Virxhinia të Shteteve te Bashkuara. Viktimat janë një 18-vjeçar maturant, si dhe babai i tij 36-vjeçar.

 

Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital, për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Sipas shefit të policisë, një 19-vjeçar, i dyshuar si autori i krimit, është vënë në pranga.

 

Ndërkohë ende nuk ka informacione për motivin e kësaj ngjarjeje të rëndë. Ndërkohë një tjetër ceremoni diplomimi e planifikuar të martën është shtyrë për një ditë tjetër, ndërsa mësimi është pezulluar në këtë shkollë.

 

Këtë vit, Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar të paktën 198 sulme me armë. Këto shifra janë më të lartat, që nga 2016-ta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *