Bota
Tjetër sulm në Gjermani

Gjermania është tronditur nga një tjetër ngjarje e rëndë, kur një doktor është vrarë me armë zjarri në nje spital ne Berlin. Autori i këtij krimi më pas ka vrarë dhe veten. Ende nuk janë zbardhur shkaqet, por ajo që policia ka konfirmuar është fakti se personi ka vepruar i vetëm dhe se ngjarja nuk ka sfond terrorist. Pak momente pas vrasjes, e gjithë ndërtesa spitalore u evakuua, ndërsa forcat e rendit ishin mobilizuar nga frika e një sulmi nga ISIS. Kjo është ngjarja e pestë radhazi që ka tronditur Gjermaninë që prej 18 korrikut. Nga këto, tre janë kryer nga emigrantë, të cilët kanë shkaktuar 10 viktima dhe 34 të plagosur.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




