E martë, 3 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tjetër shpërthim në Kore, dyshohet për bombë me hidrogjen

Koreja e Veriut mund të ketë testuar një tjetër bombë me hidrogjen, në përgjigje të kercenimeve te presidentit amerikan Donald Trump. Sipas sizmiologëve, një tërmet 3.4 ballë tronditi vendin komunist pranë zonës ku u krye prova e parë e bombës me hidrogjen.

 

Tërmeti erdhi vetëm pak orë pasi Ministri i Jashtëm i Penianit, paralajmëroi se vendi i tij, mund të testonte një tjetër shperthim me hidrogjen në oqeanin Paqësor, si reagim ndaj deklaratave te presidentit Trump, gjatës fjalimit në Asamblene e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Kreu i Shtepise se Bardhe beri te qarte se nese Koreja nuk braktiste provokimet me raketa, atehere SHBA do ta shkaterronte totalisht vendin komunist.

 

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë