E martë, 6 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tjetër shifër rekord në Itali/ 756 të vdekur në 24 orë, 133 viktima më pak se të shtunën

Italia vijon të shënojë shifra rekord për të vdekurit brenda 24 orësh. Kreu i Mbrojtjes Civile, Angelo Borreli përditësoi shifrat dhe bëri me dije se vetëm të dielën kanë humbur jetën 756 pacientë.

 

Reklamë

Krahasuar me të shtunën, ka një rënie të të vdekurve. Të shtunën numri ishte 889, çka do të thotë se këtë të dielë janë 133 viktima më pak.

 

Në total, numri i viktimave në Itali ka shkuar në 10.779, ndërsa të shëruarit janë 13.030. Por teksa numri i vdekjeve ka pësuar rënie, është rritur numri i të infektuarve. Nga 3.651 që ishte të shtunën, ka shkuar në 3.815 të dielën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë