E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Tjetër rrjedhje nga Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të përballet me dorëheqjen e deputetëve të saj, duke thelluar edhe më tej përçarjet brenda partisë.

 

Pas largimit të shumë diskutuar të kreut të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit pak ditë më parë, deputetja Besa Baftiu ka njoftuar se ka paraqitur dorëheqjen nga të gjitha funksionet brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

 

Reklamë

Baftiu ishte pjesë e drejtimit të degës së kësaj partie për qytetin e Gjilanit në Kosovë dhe anëtare e Këshilli të Përgjithshëm.

 

Në letrën e dorëheqjes së publikuar në facebook, deputetja shkruan se arsyeja e largimit lidhen me rezultatet e dobëta të Vetëvendosjes në Gjilan në zgjedhjet e fundit lokale.

 

Sipas saj, kreu i lëvizjes, Albin Kurti, nuk ka shfaqur vullnet të parandalojë largimet e anëtarëve që kanë shfaqur pakënaqësi deri më tani. Po ashtu, partia po përballet me mungesën e frymës demokratike.

 

Të njëjtat arsye largimi kishte paraqitur dy ditë më parë edhe kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

 

Lëvizja Vetëvendosje, e cilësoi largimin e tij si të gabuar duke thënë se Ahmeti  zgjodhi të mbajë anën e atyre personave që punojnë kundër Lëvizjes.

 

Më shumë se një muaj më parë, ish kreu i Vetëvendosjes Visar Ymeri, dha dorëheqjen, ndërsa në krye të partisë u rikthye Albin Kurti, lëvizje e cila u pasua më dorëheqje të disa anëtarëve të kësaj partie.

Më shumë video

Reklamë