E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tjetër rritje e ndjeshme e rasteve të reja me COVID-19 në Shqipëri

Vijon të pësojë rritje numri i rasteve ditore me koronavirus në Shqipëri.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë 71 persona të tjerë.

Reklamë

Një ditë më parë, numri ishte më i ulët, 53. Totali i të prekurve në vendin tonë ka shkuar në 1.891.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 327 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 71 raste pozitive, kryesisht raste të reja ne proces hetimi si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive. Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 31 të prekur në Tiranë, 12 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Krujë dhe Vlorë, 4 në Pogradec, 3 në Durrës, 2 në Kamëz, dhe nga 1 rast në në Mirditë, Lezhë, Kukës”, tha Genta Qirajko në daljen e saj për mediat.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar në 1134 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë janë aktualisht 784 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë