E mërkurë, 30 Shtator 2026 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tjetër rekord vdekjesh në Itali, 743 viktima vetëm këtë të martë

Dy ditët e fundit ishin thjesht një iluzion mesa duket në drejtim të uljes së numrit të viktimave në Itali.

Për fat të keq shifrat e viktimave këtë të martë janë sërish shumë të lartë.

Reklamë

Autoritetet bënë të ditur se kanë vdekur 743 persona këtë të martë, 141 më shumë se një ditë më parë. Totali i viktimave ka shkuar tashme ne 6820.

Numri I vdekjeve këtë të martë është padiskutim një rekord negative që I afrohet pikut të shënuar ditën e shtunë që ishte 793 viktima. Kreu i emergjencave Borrelli e justifikoi numrin e larte te viktimave me faktin qe jane shume personat ne terapi intensive, konkretisht jane 3396.

Lajmi i vetem pozitiv dhe domethenes eshte dita e trete radhazi ne ulje e numrit te pacienteve te rinj. Kete marte kemi 3612 raste reja ndersa te henen ishin 3780 raste.

Numri i pacienteve të shëruar në 24 orët e fundit ka qënë 894. ndersa ne total shifra e atyre qe jane sheruar ne mbare vendin ka shkuar ne 8326.  Paciente aktiv me koronavirus jane 54 mije.

Qe nga pacienti i pare e deri me tani Italia numeron 69 mije e 176 raste pozitive, teksa me kete trend po i afrohet edhe numrit te te prekurve ne Kine ku shifra nuk i ka kaluar 81 mije.

Megjithate ndryshe nga Kina ku jane 3250 viktima, Italia ka nje mesatare shume me te larte viktimash. Ndonese me më pak të prekur, Italia e ka kaluar dyfishin e viktimave ne raport me Kinen, vendi ku shpertheu virusi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë