Kryeministri Edi Rama ka mohuar të ketë paralajmëruar shpalljen “non-grata” të një tjetër politikani. Përmes një reagimi në Tëitter, kryeministri deklaron se thjesht ka rikujtuar se politika amerikane ka qasje strategjike që nuk përcaktohet nga politikanët e vendit tonë.

 

“Nuk kam paralajmëruar asnjë nongrata! Thjesht kam kujtuar se politika e amerikane nuk është muhabet leku, gjize dhe byreku siç e bëjnë nongratat e Tiranës, po qasje strategjike që as varet as ndryshon nga retë në pantallonat e gjelave të katundit tonë politik! Normal që vazhdon”, shkruan Rama.

 

Lidhur me deklaratat e Ramës në kuvend ka reaguar dhe Departamenti Amerikan i Shtetit. Në një sqarim thuhet se emrat e personave që shpallen “non-grata” janë koifidencialë dhe nuk mund të dihen nga kryeministri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *