Subscribe

Diplomatet perëndimore po bëjnë edhe nje tjetër përpjekje per arritjen e nje armëpushimi te ri ne Siri, ne nje kohe qe ne Alepo luftimet nuk jane ndalur. Bisedimet mbahen me dyer te mbyllura ne Lozane te Zvicrës dhe vijne pas marrëveshjes se dështuar qe arritën muajin e shkuar Uashingtoni dhe Moska. Ne to marrin pjese sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe ministri i Jashtem rus, Sergei Lavrov, si dhe i derguari i OKB per Sirine, Staffan de Mistura e diplomate nga Rusia, Arabia Saudite, Irani e Katari, mbështetës te opozites siriane. Por përpara takimit Kerry e Lavrov nuk jane shprehur optimiste. Kerry është skeptik per nje rezultat konkret, ndërsa Lavrov paralajmëroi se Rusia nuk ka ne plan te paraqesë iniciativa te reja per mënyrën se si do te zgjidhet konflikti. Qe pas prishjes se armëpushimit bombardimet ne Alepo jane intensifikuar dhe Rusia eshte vene nen akuze nga perëndimi per krime lufte. Qindra civile, mes te cileve edhe shume femije kane gjetur vdekjen si pasoje e sulmeve. Presidenti sirian Bashar al-Assad eshte angazhuar te spastroje Alepon nga rebelet, c’ka do te ishte sipas tij shtyse per te fituar ne te gjithe vendin. Por ne kushtet e gjendjes dramatike, organizatat humanitare kane kërkuar armëpushim 72 oresh per shpërndarjen e ndihmave per banoret dhe evakuimin e te sëmurëve nga Alepo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *