Një tjetër sulm me armë ka ndodhur në Indiana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Katër persona, përfshi dhe agresorin kanë mbetur të vrarë, ndërsa dy të tjerë janë plagosur pasi një person i armatosur filloi të hapë zjarr jashtë një qendre tregtare.
Shefi i policisë tha se sulmuesi kishte vepruar i vetëm dhe i pajisur me një pushkë dhe disa karikatorë. Ai nisi të qëllonte qytetorët, ndërsa mes viktimave është edhe një grua.
Autori u neutralizuar nga një 22-vjeçar, i cili i pajisur me armë të ligjshme qëlloi drejt tij duke e lënë të vdekur në vend.
Shefi i policisë e cilësoi 22-vjeçarin si heroin e qytetit, ndërsa identiteti i tij, por edhe i agresorit nuk është bërë i ditur.
Javët e fundit Shtetet e Bashkuar janë tronditur nga disa sulme të njëpasnjëshme ndaj qytetarëve, të cilat kanë ndodhur edhe në shkolla.
Dy javë më parë presidenti Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv që autoritetet të shtrëngonin masat e dhënies së armëve të zjarrit për qytetarët.