Subscribe

Liqeni i Shkopetit vazhdon të mbajë mistere në thellësi të tij. Një tjetër makine është zbuluar ketë te diele.
Kane qene disa te rinj, te cilët kane qene duke bere foto, teksa kane pikasur nje automjet ne ujërat e liqenit.
Ata kane njoftuar menjëherë policinë. Vendi në të cilin mendohet të jetë mjeti i zbuluar së fundmi, është rreth 100 metër larg nga ai ku u nxorën tre makina te tjera një muaj më parë. Ka qenë një banorë i zonës Zef Lepuri, ai i cili ka bërë punën e polumbarëve, duke i sfiduar këta të fundit me zhytjen e tij në thellësi të ujit për të nxjerrë makinën tip “Renault”, prodhim i viteve të fundit. Pasi ka bërë të mundur lidhjen e mjetit me kavon e makinës së tij, Zef Lepuri e ka tërhequr atë deri në rrugën nacionale, ku më pas është transportuar për në Komisariatin e Policisë Mat. Pas verifikimit mjetit, policia e Matit bëri të ditur se në të nuk janë gjetur shenja njerëzish apo sendesh të dyshimta.
Ndryshe nga mjetet e tjera të gjetura deri tani, mjeti i fundit tip Renault, nuk kishte targa. Policia ka nisur hetimet, ku janë përqendruar në fushën e krimit. Banorë të zonës thanë se shpesh shohin shenja të dëmtimit të shkurreve nga rruga në liqen, sikur të jetë aksidentuar ndonjë makinë. Ky fakt, shton dyshimet se mund të bëhet fjalë për zhdukje të automjeteve, që mund të jenë përdorur në ngjarje të ndryshme kriminale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *