E mërkurë, 7 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Tjetër kërkesë për Berishën, Bardhi tenton të rikthejë në grupin e PD ish-kryeministrin

Deputetët e Partisë Pemokratike do të tentojnë edhe njëherë të rikthejnë në grupin parlamentar të PD, liderin e opozitës SaliBberisha.

Për të shmangur çdo interpretim nga ana e kuvendit, mësohet se Gazment Bardhi do dërgojë në parlament listën me anëtarët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike përfshi edhe Sali Berishën.

Reklamë

10 ditë më parë Gazment Bardhi i dërgoi Kuvendit vendimin e grupit parlamentar për të anuluar çdo përjashtim dhe për të pranuar si pjesë të grupit çdo deputet që është vetëdeklaruar se i përket partisë demokratike.

Meqenëse lideri i opozitës Sali Berisha ka deklaruar se i përket Partisë Demokratike, opozita mendoi se kjo mjaftonte për ta përfshirë në grupin parlamentar.

Reklamë

Por Kuvendi vazhdoi ta konsiderojë si deputet të pavarur ish-kryeministrin Sali Berisha, duke shpjeguar se në fillim të legjislaturës emri i Berishës nuk ishte përfshirë në grupin parlamentar të PD. /vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë