Tjetër kandidat demokrat tërhiqet nga gara

Helidon Bushati, një tjetër kandidat i demokratëve është tërhqequr nga gara për deputet. Helidon Bushati ishte kandidat i Partisë Demokratike në Shkodër, i katërti në listë. Ai njoftoi dorëheqjen e tij nga lista mbrëmjen e sotme përmes një statusi në facebook në të cilin shprehet se dorëheqja ka të bëjë me rrethanat politike specifike të krijuara së fundmi në Shkodër.
Shënimi i plotë
Të dashur miq
Jam fort i privilegjuar, dhe i nderuar që zoti Basha me bëri pjesë të ekipit të tij, dhe akoma më shumë ndihem nën përgjegjësi, për këtë rol që më është ngarkuar.
Pikërisht, nisur nga këto detyrime që ndjej, duke analizuar rrethanat politike e specifike të Qarkut të Shkodrës, kam vendosur të tërhiqem nga lista, ku unë gëzoj një vend të sigurtë fitues, i renditur i katërti, për ti hapur rrugën një maksimalizimi te rezultatit te Partisë Demokratike në këto zgjedhje.
Unë besoj se politika nuk është vetëm të marrësh, por edhe të japësh. Po e bëj këtë hap, për interesin më të mirë të demokratëve, para të cilëve, dhe para qytetarëve të Shkodrës, do të jem gjithnjë në shërbim.
FITORE!




